Afro 27% e qytetarëve që jetojnë në Shqipëri i përkasin moshës mbi 60 vjeç kjo referuar shifrave të CENS-it të vitit 2023, në te cilin evidentohet se janë më afri 667 mijë të moshuar +60 vjeç në vend.
Ky bilanc pritet të thellohet edhe më shumë duke sfiduar kështu edhe tregun e punës, e për pasojë ekonominë në tërësi që prej vitesh vuan për punonjës.
Deri në vitin 2031 Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale parashikon që në çdo 100 banorë në moshë pune 35 prej tyre të jenë të moshuar.
Me qëllim që kostoja për ekonominë e cila mund të përballet me mungesë punonjësish dhe për pasojë skema e pensioneve të cënohet edhe më shumë në dokument bëhen disa propozime për lehtësi fiskale.
“Me qëllim reduktimin e varfërisë për të moshuarit, një nga drejtimet është dhe krijimi i lehtësirave fiskale, të tilla si përjashtimi nga taksat për pronat e pasurive të patundshme të pronarëve të moshuar”, thuhet në dokument.
Pra mosha mbi 60-vjeç të mos paguaj taksën e pronës, edhe nëse shtëpinë e ka dhënë me qira në Air BnB për qëllime fitimi.
Po ashtu në dokument thuhet se të gjithë të punësuarit në moshë pensioni të ketë edhe reduktim të tatimit mbi të ardhurat, madje të kenë orarë fleksibël në punë dhe të shpërblehen me bonuse sipas performancës së tyre.








