Je mbi 65 vjeç dhe ke një makinë? Nuk do të paguash më taksën vjetore

0

Të gjithë të moshuarit në vend që i përkasin moshës mbi 65 vjeç, që kanë në pronësi një automjet nuk do të paguajnë më taksën vjetore.

Ky propozim që pritet të kthehet në vendim brenda këtyre 5 viteve është marrë nga Qeveria e cila ka miratuar së fundmi dokumentin për politikat e moshimit dhe planin e veprimit 2025-2030.

“Heqja e taksës vjetore për automjetet vetjake të të moshuarve 65+ dhe reduktimi i gjobave dhe kamat-vonesave”, thuhet në këtë dokument.

Po kështu sugjerohet që kjo kategori qytetarësh (+60 vjeç) të klasifikohen shtresë në nevojë dhe t’u reduktohet çmimi i energjisë, t’u mbulohen kostot e strehimit përmes bonuseve të qirasë si dhe të bëhet transporti publik kudo falas.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

seven − 1 =