Ramush Haradinaj pro Ramës: Taksa e rrugës si në gjithë botën…

3

“Pa taksë është e pamundur, duhet me u vendos për tunelin, rrugën, kosto e ndërtimit. Ndodh në gjithë botën”.

Kështu është shprehur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj teksa ka komentuar situatën e fundit pas protestës së javës së kaluar në Kalimash ku u dogjën sportelet e firmës koncesionare.

Nga ana tjetër Haradinaj ngre shqetësimin se qeveria shqiptare nuk ka biseduar me Prishtinën për këtë çështje, ndërsa ka propozuar një komunikim më të mirë për arsyet e vendosjes së kësaj tarife, pasi siç vëren edhe Haradinaj, rruga nuk ka përfunduar ende.

“Kjo temë nuk është diskutuar në mbledhjet e kaluara mes qeverive, jemi të interesuar që ta diskutojmë, pa taksë është e pamundur, duhet me u vendos për tunelin, rrugën, kosto e ndërtimit. Ndodh në gjithë botën. Ndoshta tek kalkulimi dhe komunikimi është pak problem. Ne në të kaluarën kemi qene shume solidarë, kemi dhënë për çështje të ndryshme. Është dash me ju thënë kosovarëve që nga parja juaj që jepni për këtë taksë për atë taksë do të përmbyllet ajo rrugë, janë pjesë të tëra që kanë mbet pa përfunduar. Njëkohësisht e zgjatin kohen. Është mirë një komunikim më i mirë”, u shpreh Ramush Haradinaj.

Në një intervistë për “Vizion +” kryeministri i Kosovës dënon edhe aktet e dhunës në “Rrugën e Kombit”, ndërsa apeli i tij është për vetëpërmbajtje. “Me ka ardhur keq nga skenat qe kam pa, duhet me pas kujdes, ju bej thirrje te përmbahen, duhet te kemi kujdes ne veprimet tona, është e dhimbshme kur shkaktojmë aq shumë dëm me qëllimin për të rregulluar diçka tjetër”./fikso.al

3 KOMENTET

  1. hello there and thank you for your information – I have certainly picked up something new from right
    here. I did however expertise a few technical issues using
    this site, as I experienced to reload the site a lot of times previous to I could
    get it to load correctly. I had been wondering if your hosting is OK?
    Not that I am complaining, but slow loading instances times will sometimes affect your placement
    in google and can damage your high quality score if ads and marketing with
    Adwords. Well I am adding this RSS to my email and can look
    out for a lot more of your respective exciting content.
    Make sure you update this again very soon..

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

one × 5 =