Shehaj: Kërcënimi i Ramës ndaj Veliajt është kriminal, SPAK duhet të hetojë kryeministrin dhe Toni Gogun

0

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka folur sot në News24 lidhur me përplasjen e fundit brenda Partisë Socialiste mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Shehaj shprehu shpresën që konflikti mes tyre të vazhdojë, duke theksuar se sa më shumë të zihen, aq më shumë do të zbulohet e vërteta para shqiptarëve. Sipas tij, shqetësimi kryesor mbetet largimi i Ramës nga pushteti, ndërsa i cilëson kërcënimet e kryeministrit ndaj Veliajt, nëse rezultojnë të vërteta, si veprime kriminale.

Ai shtoi se Prokuroria e Posaçme duhet të marrë të pandehur si kryeministrin ashtu edhe ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, i cili dyshohet se ka përcjellë kërcënimin ndaj Veliajt në burgun e Fierit.

“Shqetësimi ynë është që Rama të largohet. Shpresoj që kjo situatë të shërbejë për largimin e tij. Shprehja ‘hëngshin kokat’ do të thotë që sa më shumë të vazhdojnë të zihen, aq më shumë do t’u dalë boja. Uroj që përplasja mes tyre të vazhdojë, në mënyrë që drejtësia të mbledhë sa më shumë prova për të ndjekur penalisht kryeministrin,” u shpreh Shehaj.

“Është kriminale të kërcënosh dikë duke i thënë se nëse nuk të bindet, do të përdorësh pushtetin kundër tij. Aq më tepër kur përdoret ministri i Drejtësisë si instrument. SPAK duhet të marrë të pandehur ministrin dhe Edi Ramën. Duhet t’i japim kohë SPAK-ut të veprojë. Uroj që të veprojë,” shtoi ai.

The post Shehaj: Kërcënimi i Ramës ndaj Veliajt është kriminal, SPAK duhet të hetojë kryeministrin dhe Toni Gogun appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

two + 15 =