Jam fiksuar krejt me këtë punën e parkimeve në Tiranë

0

Shteti ka lejuar ndërtime pa kriter dhe e ka bërë kryeqytetin e pajetueshëm, por për 1001 arsye ne vijojmë dhe mbijetojmë në këtë katrahurë urbane.
Parkimi në Tiranë? Sfidë më vete, jeton këtu, por makinën duhet ta lësh nja 3 pallate më tutje, duke i zënë vendin atij që ka shtëpinë atje, i cili duhet të parkojë akoma më andej, lojë fjalësh do thoni ju, por në fakt është lojë nervash.
Para pallatit tim ka nja 30-40 vende parkimi, por nja 6 makina janë për skrap, nja dy vende zihen me motorë, nja 5-6 vende të tjera zihen me karrige, bidona dhe nja 2 të tjerë që më fiksojnë komplet janë akoma më të veçantë, kanë montuar ca hekura me kyç dhe e kanë privatizuar.
Bashkia është ajo që më fikson më së shumti, se njerëzit gjejnë shesh dhe bëjnë përshesh. Si nuk kanë këllqe institucionet të reagojnë dhe t’i ndëshkojnë të fortët e lagjeve që zënë parkingun me bidona.
I fortë që zë rrugën me bidona dhe karrige sikur nuk shkon, i forti duhet të jetojë në zonë elitare me parking të dedikur, por këta i bën të fortë vetë shteti se vjen u kërkon votat çdo dy vite dhe pastaj nuk u kërkon dot llogari.
Ja ky është mendimi që më fikson sa herë pres nga 40 minuta që të gjej një vend parkimi në Tiranë, metropoli i vetëm në botë ku nuk ka një parking me kate mbi dhe, por vetëm nën dhe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

1 + four =