Fermerët s’kanë lekë të mbjellin, ulja e prodhimit rrit çmimet e zarzavateve

0

Shkatërrimi i bujqësisë nga të gjitha qeveritë që nuk e kanë mbështetur po godet vazhdimisht xhepin e familjeve shqiptare.

Institutit të Statistikave thotë se vetëm në muajin qershor çmimet në vend u rritën me 2.4% që është niveli më i lartë që prej muajit shkurt të vitit 2024.

Vetëm kontributi i ushqimeve në rritjen e inflacionit ishte 50% pasi INSTAT tha se shtrenjtimi vjetor i ushqimeve ishte 1.2%.

Praktikisht familjet shqiptare kanë harxhuar më shumë para për t’u furnizuar me të njëjtat sasi ushqimesh si vjet. Edhe pse jemi në kulmin e prodhimit të perimeve, çmimet janë të papërballueshme.

“Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyra” patën një rritje me 7,6 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 5,3 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 4,6 %, “mish” me 4,0 %, “peshk” me 2,4 %, “fruta” me 1,3 %”, thuhet në raportin e INSTAT.

Sot në tregje e Tiranës patatet shiten me 100 lekë kilogrami po kaq edhe qepa apo karota e kastraveci. Edhe pse shalqiri është i vendit dhe fermerët po e shesin nën kosto kilogrami i tij në Tiranë është 50 lekë.

Faktorët për këtë situatë janë disa por dy më kryesorët. Mungesa e prodhimit të mjaftueshëm për të përballuar kërkesën për produkte, si dhe abuzimi i tregtarëve të mëdhenj me çmime. Nëse nga bujku domatet shiten deri 50 lekë/kg, në Tiranë çmimi rritet në 150 lekë.

Përtej abuzimit rënia e bujqësisë dhe blegtorisë po sjellë pasoja të rënda për ekonominë familjare, që duhet të shpenzojnë më shumë për përballimin e kostove të jetesës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

18 + ten =