Aksidentet në punë iu morën jetën 33 punëtorëve gjatë vitit 2024 nga 30 humbje ne vitin 2023. Shifrat janë alarmante edhe për këtë vit pasi 8 viktima janë regjistruar vetëm në tre muajit e parë të vitit 2025.
Vjet thotë Inspektoriati i Punës u regjistruan 177 aksidente në vendin e punës, ndërsa këtë vit vetëm në tre muajit e parë janë raportuar 54 aksidente në rritje krahasuar me vjet.
Fushat më problematike dhe me mungesë të theksuar të kushteve të sigurisë janë ndërtimi, minierat, industria prodhuese dhe tregtia. Kryesisht prej rënies nga lartësia gjatë kohës së punës, 11 punonjës të ndërtimit humbën jetën vjet. Ndërtimi është ndër sektorët më paga më të ulta në vend, edhe pse rrezikshmëria e tij është e lartë dhe kushtet thuajse nuk ekzistojnë.
Shembjet e galerive të minierave morën 5 jetë vitin e shkuar, raste po ashtu janë regjistruar edhe këtë vit. Por jo vetëm viktima, por minierat po lënë me dhjetëra qytetarë invalid për shkak të mungesës së theksuara të sigurisë në punë.
Makineritë e ndërmarrjeve prodhuese shkaktuan 3 viktima vjet, pasi mungon trajnimi i punonjësve, dhe 3 viktima në fushën e tregtisë, ku futen aksidentet rrugore me mjetet e punës.
Kjo është gjendja alarmante në tregun tonë të punës, e cila politikën nuk e shqetëson aspak, se përndryshe masat duhet të ishin të padiskutueshme.













