“Të harruar nga shteti, të shtypur nga shefi”, si protestuan punëtorët sot

0

‘Vrasja e shpresës’ është më e rëndë se paga e ulët. Kjo reflektohet më së miri në ditën kur punonjësit duhet të ngrihen e të protestojnë për të drejtat e mohuara në vendin e punës.

Të paktë në numër por me pankarta domethënëse në duar, sot një grup qytetarësh dolën në protestë tek Sheshi Nënë Tereza në Tiranë.

“Paga shqiptare, çmime evropiane”.
“Paga minimale neto 35 mijë lekë, kryeministër provo të jetosh me 35 mijë lekë në muaj”
“Punëtor, zgjohuni, bashkohuni, organizohuni”
“Barazi në punë, barazi në jetë”
“Rrimë gjithë ditën në këmbë, paga që marrim nuk na mjafton as për bukë”
“Të harruar nga shteti, të shtypur nga shefi”
“Punë, pagë e dinjitet”
“Ndal Informaliteti, dhe konkurrenca e pandershme”

Këto ishin disa nga ankesat që ngritën punëtorët sot, ku kryesore ishte kërkesa për rritje të pagave përballë çmimeve të larta, si dhe dinjitet në punë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

eleven − 7 =