1 maji i punëtorëve mes propagandës dhe realitetit

0

Dita ndërkombëtare e punëtorëve e gjen Shqipërinë në merr të një ‘kurthi’ propaganda qeveritare përballë realitetit të qytetarëve. Sot ne Shqipëri numërohen 1.3 milionë qytetarë të punësuar, nga 2.4 milionë që është popullsia totale.

Nga ky numër punonjësisht vetëm 800 mijë prej tyre kanë të paguara sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, si dhe tatimin mbi pagat. Çka do të thotë se 500 mijë punëtorë në vend rrezikojnë të mbesin pa pension në të ardhmen. Kjo është një nga shkeljet e para me të cilat përballen punëtorët në Shqipëri prej me shume se 3 dekada demokraci.

Veç sigurimeve që nuk u paguhen, apo punësimit në të zezë, fenomeni i rëndë që po thellon plagën e pensioneve, është dhënia e rrogave një pjesë në dorë e tjetra në bankë. Ky nwndeklarim po dëmton dhe varfëron shqiptarët.

Shkelja tjetër më të cilën përballen qytetarët janë mosrespektimi i ditëve të pushimit dhe mos pagimi i orëve shtesë. Me mijëra qytetarë punojnë me orë jashtë orarit të tyre dhe në vend të që të paguhen siç ligji e parashikon, nuk marrin asgjë.

Tjetër abuzim me të cilin përballen shqiptarët janë pagat e ulta, pavarësisht propagandës që reklamon qeveria nga sheshet shqiptare e deri në panairet gjoja ndërkombëtare.

Sot paga mesatare në Shqipëri është 830 euro, për shkak të rrogave të larta në shtet. Sipas INSTAT paga mesatare për një të punësuar në sektorin shtetëror është 100,437 lekë nga 87.864 lekë në vitin 2023. Ndërsa paga mesatare për një të punësuar në sektorin privat arriti në 76,000 lekë nga 69.400 lekë në 2023-shin.

Shqipëria me mirëqenie të lartë, në fakt ka një pagë minimale 400 euro ndwr më të ultat në rajon, ndërkohë që ka 50% të punonjësve që nuk arrijnë as pagën mesatare pasi paguhen deri 60 mijë lekë.
Përballë këtyre treguesve, qeveria mburret pasi këto shifra i konsideron sukses.

Në kushtet kur vendi po boshatiset, dhe sipërmarrja lëngon për punonjës, qeveria thotë se papunësia ka rënë në 8.8%. Pyetja është, nëse punësimi është rritur e papunësia ka rënë, pse biznesi nuk ka punëtor?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

nine − three =