A e di politika që 1 maj nuk është festë? Politikanët po i marrin frymën punëtorëve

0

Teksa administrata pushon, privati punoi edhe këtë të enjte 1 maji. Duke qenë se administrata festoi edhe politika mendoi se 1-Maji është festë, por në fakt nuk është kështu. Në gjithë botën kjo datë simbolizon manifestim, tubim e protestë për më shumë të drejta në punë e paga më të mira.
Në Shqipëri politika ka harruar, dhe feston me çdo datë.

Kryetari i Shtetit, presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, mesazhin e tij në këtë ditë e nis me urim dhe kujtohet të shkruaj në fjalinë e dytë që sot duhen nderuar punëtorët.

“Urimet e mia në këtë 1 Maj për të gjithë njerëzit e punës! Sot ne nderojmë punën e vështirë e të ndershme dhe përkushtimin ndaj saj, nderojmë dinjitetin e punës dhe kontributin që punëtorët kanë në ekonominë shqiptare. Për të gjithë punëtorët: Faleminderit” – shkroi Presidenti Begaj.

Numri dy i shtetit, krye parlamentarja Elisa Spiropali veproi po njësoj por u kujdes të listonte edhe disa sfida në tregun e punës.

“Kuvendi i Shqipërisë është i angazhuar të mbështesë: Rritjen e pagave dhe ngushtimin e dallimeve e të pabarazisë; Përmirësimin e kushteve të punës dhe të sigurisë, sidomos në sektorët e prodhimit; Forcimin e mbrojtjes ligjore të punëtorëve; Përfshirjen më të madhe të vajzave dhe grave në tregun e punës; Zgjerimin e hapësirave për punësimin e të rinjve, për të ndërtuar jetën dhe të ardhmen e tyre në Shqipëri”, shkroi Spiropali.

E rëndë është kur edhe tatimet urojnë 1 majin. Institucioni që çdo ditë e ka përpara syve sesi abuzohet me kontratat e punës, si nëndeklarohen pagat e nuk paguhen sigurimet, uron punëtorët për këtë datë.

“Ju urojmë të gjithë punëtorëve në Shqipëri ditën e tyre. Në këtë ditë, ftojmë të gjithë punëdhënësit të reflektojnë mbi deklarimet që bëjnë për përfitimet e punonjësve të tyre duke i rritur ato si një shpërblim i merituar për kontributin e tyre të pazëvendësueshëm”, shkroi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Jo vetëm të vjetrit, por edhe politikanët e rinj, që pre-supozohet se do të sjellin ndryshim , ecin në hapat PD apo PS.

Edhe një minitubim i nisur sot nga punëtorët që kërkonin të drejtat e tyre, u shkatërrua nga Adriatik Lapaj, që zgjodhi ta kthente në miting politik në interes të tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

2 × four =