Urimet e ndërkombëtarëve, Berisha: Kush flet për fitore mendon si Rama që i grabiti zgjedhjet

0

Revoltës së Berishës pas humbjes së zgjedhjeve nuk i kanë shpëtuar as liderët më të rëndësishëm të Bashkimit Evropian. Prej mbrëmjes së djeshme kryeministri Edi Rama ka marrë një valë urimesh për fitoren që të gjithë e konsideruan ‘bindëse’. Por sipas Berishës kush flet për fitore “mendon si Rama që i grabiti zgjedhjet”.

“Nëse flisni për fitore në 2025, pastaj bëhesh palë me Edi Ramën. Nuk është fitore kjo. Kjo është grabitje e zgjedhjeve. Dhe këtu nuk ka shqiptar që nuk e pa me sy këtë grabitje. Atëherë plaçka e vjedhur duhet të kthehet, ky është rregulli. Zgjedhjet janë grabitur. Dhe cilido që i pa me sy vjedhjen e zgjedhjeve dhe shprehet për fitore të Edi Ramës, përdor fjalorin e tij. Të lutem. Këto janë evidente”, tha Berisha.

Nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, presidenti i Këshillit të Europës Antonio Costa, presidenti francez Emmanuel Macron, Kryeministri britanik Keir Starmer, kryeministër i djathtë i Hungarisë Victor Orban, presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky apo kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, të gjithë uruan kryeministrin Edi Rama për fitoren dhe e ftuan të forcojnë bashkëpunimin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

four × 5 =