Berisha: Bosët e karteleve e kanë të hapur derën në zyrën e Ramës

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte pjesë e konferencës ‘’Fuqizimi i rolit të grave në demokracinë lokale”.

Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama ka një sjellje mizogjene, ndërsa foli edhe në lidhje me bashkëpunimin e tij me botën e krimit, ku sipas tij kartelet e drogës pastrojnë paratë e pista në Shqipëri në kulla dhe resorte.

“Kemi kryeministrin më mizogjen në Europë. Me atlete të bashka i shuan dhe përpiqet të tregojë diçka tjetër por është i padenjë për postin e tij. Regjimi autokratik shndërroi procesin elektoral në farsë elektorale.
Bosët e karteleve më të mëdha të drogës në botë e kanë të hapur derën në zyrën e Ramës, sepse pastrojnë paratë në kullat dhe resortet turistike”
, tha ai.

The post Berisha: Bosët e karteleve e kanë të hapur derën në zyrën e Ramës appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

sixteen − 13 =