Tragjike në Peqin/ Makina del nga rruga, vdesin dy të rinj (Emrat)

0

Një aksident i rëndë, me dy viktima, ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit në hyrje të qytetit të Peqinit, pranë urës së Teqes, raporton A2 CNN. Mjeti tip “Volkswagen Golf”, me targë AB433PE, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët anësore të një banese.

Në automjet ndodheshin dy persona, Gabriel Agron Lluca, 23 vjeç, banues në Peqin dhe drejtues i mjetit, si dhe Denis Zeqir Korbi, 23 vjeç, gjithashtu banues në Peqin.

Të dy të rinjtë u transportuan me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundën t’u mbijetonin plagëve të marra dhe ndërruan jetë në spital./A2CNN

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

16 + eight =