VIDEO VIRALE/ Kamionçina godet Lamborghini-n në parkim

0

Një video po qarkullon në internet që tregon momentin kur një shofere me një kamionçinë shkatërron një Lamborghini luksoz në një parking në Florida.

Videoja, e cila është kapur nga një kamera sigurie, fillimisht tregon shoferin e Lamborghinit teksa ndalet dhe më pas fillon të ecë mbrapsht.

Në atë moment, kamioni hyn papritur në skenë me shoferen e tij që hipën mbi makinën e shtrenjtë, për shkak të rrotave të mëdha.

Shoferi nuk pësoi lëndime.

Pak sekonda pas aksidentit, shoferja del nga kamionçina dhe kap kokën me duar e dëshpëruar, e paaftë të kuptojë se çfarë ka ndodhur.

Ajo shpejt shfajësohet duke thënë se nuk e pa fare makinën që goditi. Një grua tjetër, dëshmitare okulare, shikon vendin e ngjarjes pa mundur ta besojë atë që ka ndodhur.

Bie në sy reagimi i shoferit të Lamborghini-t, i cili tha menjëherë se nuk i intereson që makina e tij është shkatërruar, por ajo që ka rëndësi për të është fakti që është mirë me shëndet. ©LAPSI.al

The post VIDEO VIRALE/ Kamionçina godet Lamborghini-n në parkim appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

15 + 17 =