Aksident i rëndë në aksin Elbasan – Cerrik, humb jetën një person

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin Elbasan – Cërrik, në fshatin Mjekës. Sipas policisë automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., rreth 28 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi L. R., 53 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi A. B., ndërsa është dëmtuar shtetasi L. R., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

The post Aksident i rëndë në aksin Elbasan – Cerrik, humb jetën një person appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

15 + 14 =