Presidenti i SHBA Donald Trump ende nuk ka marrë një vendim se çfarë qëndrimi do të mbajë sa I takon luftës Izrael-Iran.
Në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, sekretarja Karoline Leavitt ka deklaruar se Trump do të marrë një vendim Brenda 2 javëve nëse do të përfshihet në konflikt apo jo, pasi ende shpreson për negociata.
Para gazetarëve Karoline Leavitt lexoi një mesazh që sipas saj vjen nga presidenti Trump, në të cilin thuhej se ka ende hapësirë për negociata prandaj do të marrin 2 javë kohë për të vendosur nëse do të përfshihen në luftë me Iranin.
“Bazuar në faktin se ekziston një shans i konsiderueshëm për negociata që mund të zhvillohen ose jo me Iranin në të ardhmen e afërt, unë do të marr vendimin tim nëse do të shkoj apo jo brenda dy javëve të ardhshme”, ka deklaruar Karoline Leavitt.










