Përfaqësues të Komisionit Evropian, Bashkimit Evropian dhe të IPARD kanë mbërritur në Shqipëri për të monitoruar nga afër masat që ka marrë Shqipëria për të mbrojtur fondet që ata japin për bujqësinë.
Gjatë takimi i II-të i Komitetit të Monitorimit për Programin IPARD III 2021–2027 është diskutuar me fondet e dhëna për Shqipërinë në IPARD II 2012-2022, ku janë investuar dhe për transparencën mbi to. Po ashtu institucionet shqiptare ju kanë vënë në dispozicion raportet për menaxhimin e këtyre parave në Shqipëri.
Gjatë mbledhjes, pjesëmarrësit u njohën me:
• Statusin e zbatimit të Programeve IPARD në vendet përfituese;
• Funksionimin e sistemit të menaxhimit dhe kontrollit të strukturave IPARD;
• Progresin në kontrollet dhe auditimet e zhvilluara;
• Mbylljen e Programit IPARD II dhe hapat për zbatimin e Planit të Veprimit;
• Raportin Përfundimtar të Zbatimit të IPARD II (2014–2024) dhe Raportin Vjetor për vitin 2024;
• Përgatitjet për masat e reja të IPARD III;
• Ecurinë e vlerësimit ex-post të Programit IPARD;
• Zbatimin e Masës së Asistencës Teknike për vitin 2025.
Ndërkohë asnjë vendim nuk është marrë ende nga Komisioni Evropian nëse do ti zhbllokojë fondet e IPARD III që janë të bllokuara prej vitit 2023 për shkak të korrupsionit që u bë me miliona euro të BE-së.
Teksa fermerët ka 2 vite që presin për të marrë grante, shpresa për të përfituar këtë vit është shuar, pasi BE, nuk ka marrë asnjë vendim pozitiv për Shqipërinë.
Fondet u pezulluan pasi OLAF hetoi dhe gjeti shpërdorim e korrupsion me fondet e BE-së, në kuadër të IPARD II.









