Rama paralajmëron 6 reforma të reja, nga tokat e ‘xanuna’ te nafta e ilaçet

0

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar 6 reforma të reja, për të cilat ka nisur puna dhe që do të jenë publike se shpejti.

Duke marrë shkas nga aksionet e fundit kundër ndërtimeve pa leje dhe zenies se hapësirave publike Rama thotë se do të ketë reformë të thellë për kontrollin dhe zbatimin e territorit. Por jo vetëm kaq, po kështu paralajmëron reforma nga furnizimi me naftë e deri me ilaçe por pa specifikuar se çfarë konkretisht.

Postimi i Ramës në X

Toleranca ndaj tokave të xanuna në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit, që janë pranuar nga qeverisja vendore si bashkëudhëtare të jetës urbane, ndërkohë që inspektoriatet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e rasteve pjesë e problemit, do të adresohet rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit, për të cilën kemi nisur nga puna paralelisht me disa reforma të reja të shërbimit me ujë të pishëm, të sistemit të pastrimit e të përpunimit të mbetjeve, të furnizimit të popullit me naftë e me barna, si edhe të shërbimit spitalor, që do të jenë piketat e hyrjes në rrugën e mandatit tonë të katërt për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shkruan Edi Rama në platformën X.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

18 − 8 =