Përfundon “European Defense Tech Hackathon”, shpallen ekipet fituese në Kosovë

0

Sot ka përfunduar me sukses gara ndërkombëtare “European Defense Tech Hackathon”, pas tri ditësh me aktivitete intensive.

Kjo ngjarje u organizua për herë të parë në Kosovë, nën kujdesin e Ministrisë së Mbrojtjes, në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe European Defense Tech Hub (EDTH).

Në ceremoninë e mbylljes, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, shprehu mirënjohjen për të gjitha ekipet pjesëmarrëse dhe organizatorët për përkushtimin e treguar gjatë garës.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Maqedonci theksoi se për të çdo ekip që mori pjesë ishte fitues. Ai shtoi se ishte kënaqësi të shihte nga afër idetë dhe zgjidhjet e prezantuara, si dhe potencialin e të rinjve për të dhënë kontribut në avancimin e teknologjisë në sektorin e mbrojtjes.

Në përfundim të garës, u shpërndanë edhe çmimet për tri ekipet më të mira.

Qëllimi i “European Defense Tech Hackathon” është të lidhë teknologët, institucionet publike, investitorët dhe operatorët në fushën e teknologjisë me përdorim të dyfishtë dhe asaj të mbrojtjes, duke kapërcyer hendekun mes tyre.

The post Përfundon “European Defense Tech Hackathon”, shpallen ekipet fituese në Kosovë appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

18 + 9 =