Ernest Muçi, “predha” nga distanca u ndal nga pritja fenomenale e portierit Biglin

0

Pjesa e dytë e ndeshjes mes Trabzonsporit dhe Eyupsporit ka nisur, me skuadrën vendase që kryeson 1-0. Goli i vetëm deri më tani është shënuar nga Tufan në minutën e pestë, në kuadër të javës së 12-të të Superligës turke.

Megjithëse sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi, nuk ka arritur ende të shënojë në këtë sfidë, ai po zhvillon një paraqitje të mirë dhe momentalisht vlerësohet me notën 7.4 sipas “Flashscore”.

Në minutën e 17-të, shqiptari provoi një goditje të fuqishme nga distanca e konsiderueshme, një “predhë” e vërtetë, por u përball me një ndërhyrje fenomenale të portierit Biglin, i cili i mohoi finalizimin ish-sulmuesit të Tiranës.

The post Ernest Muçi, “predha” nga distanca u ndal nga pritja fenomenale e portierit Biglin appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

20 + twelve =