LSDM: Qytetarët ndodhen në kufirin e varfërisë për shkak të çmimeve të larta

0

Partia opozitare LSDM akuzon se qytetarët po jetojnë në kufirin e varfërisë si pasojë e çmimeve të larta dhe standardit të ulët jetësor.

Natasha Popoviq thekson se, sipas paralajmërimeve, nga viti i ardhshëm do të shtrenjtohen edhe energjia elektrike dhe ngrohja, gjë që do të rëndojë më tej gjendjen ekonomike të qytetarëve, sepse sipas saj kjo do të shkaktojë një valë të re shtrenjtimesh.

“Tani po vjen një tjetër goditje çmimesh, konkretisht shtrenjtimi i energjisë elektrike dhe ngrohjes. Gjithçka që tha Mickoski ishte gënjeshtër. Në shtator ai paralajmëronte se rryma nuk do të shtrenjtohej, ndërsa tani njeriu i tij në Komisionin Rregullator, Aco Ristov, paralajmëron se nga viti i ardhshëm faturat e rrymës do të jenë nga 2 deri në 3 për qind më të larta, ndërsa çmimi i ngrohjes nga 6 deri në 7 për qind më i lartë. Kjo do të jetë një goditje e fortë dhe do të nënkuptojë shtrenjtime të tjera dhe varfërim shtesë të qytetarëve”, deklaroi Natasha Popoviq nga LSDM.

The post LSDM: Qytetarët ndodhen në kufirin e varfërisë për shkak të çmimeve të larta appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

seven + three =