Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, e ka kritikuar sot projektbuxhetin e Kosovës për vitin 2027, duke e përshkruar si një buxhet që mbështet konsumin dhe jo zhvillimin ekonomik.
Gjatë seancës plenare të Kuvendit, ajo theksoi se dokumenti buxhetor për vitin e ardhshëm nuk përmban masa të mjaftueshme për zhvillim ekonomik, ndërsa shënon një rënie reale të fondeve publike.
Në emër të Aleancës, deputetja shprehu shqetësime edhe për mungesën e analizave lidhur me rritjen e importeve dhe pasojat e tyre mbi të hyrat e buxhetit.
“Marrë në tërësi, ky buxhet nuk është zhvillimor, por është buxhet konsumues, pa zhvillim të mjaftueshëm ekonomik. Nuk është paraparë se sa ka rritje të importit, pasi me import normal do të kishte edhe rritje të të hyrave. Inflacioni zyrtar për këtë projektligj për vitin 2027 është 7,8 për qind. Kemi zvogëlim real të buxhetit. Aty ku duhet të ketë zhvillim dhe duhet të investohet, ju si Qeveri ngecni”, tha Haxhiu.
The post Deputetja e Aleancës: Projektbuxheti 2027 është konsumues, jo zhvillimor appeared first on Albeu.com.









