Një tjetër rrugë e florinjtë po gatuhet nga socialistët, dhe që pritet të vihet në zbatim që brenda këtij viti, nëse ata do të vijojnë në pushtet.
Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se në tremujorin e fundit të këtij viti do të nisë ndërtimi i Baypass-it të Sarandës, që do të jetë i gjatë 3.1 kilometra.
“Duke marrë parasysh trafikun e rënduar të Sarandës kemi vendosur të krijojmë një hyrje të re për Sarandën përmes baypass-it që do të lehtësojë trafikun. Baypassi i Sarandës do të jetë 3.1 kilometra i gjatë dhe puna për të ndërtimin e tij do të nisë në fund të këtij viti. Jemi në fazë të miratimit të projektit dhe është projekt i buxhetuar”, tha këtë të martë 15 prill Belinda Balluku.
Ky projekt do të kushtojë plot 34 milionë euro, ose e thënë ndryshe gati 11 milionë euro për një kilometër rrugë.
Sipas qeverisë ndërtimi i kësaj rruge do të zgjidhë problemin e trafikut të rënduar kryesisht gjatë sezonit veror.
Ballina Aktualitet Një tjetër rrugë e ‘florinjtë’ dhuratë nga socialistët! 1 kilometër do kushtojë...









