Mbi 185 mijë shqiptarë paguhen 192 lekë për një orë punë… Aq sa për 1 litër qumësht

0

Partitë politike kanë premtuar se do të rrisin pagën minimale nga 40 mijë lekë që është tani në 50 mijë lekë që në nisje të vitit 2026. Qeveria socialiste ka thënë se në qershor do të miratojë vendimin për rritjen e pagës minimale.
Nga kjo rritje e pagës minimale pritet të përfitojnë 185 mijë qytetarë që sot janë të punësuar me paga deri në 40 mijë lekë. Praktikisht për këta qytetarë një orë pune paguhet 192 lekë, aq sa kushton sot një litër qumësht apo aq sa kushton një kilogramë oriz.
Po ashtu do të përfitojnë edhe ata që marrin paga nga mbi 40 mijë lekë deri në 50 mijë lekë. Sipas shifrave të INSTAT janë 298 mijë punonjës që kanë rroga nga 40-50 mijë lekë.
Edhe me këtë rritje të pagës minimale Shqipëria përsëri mbetet pas vendeve fqinje kandidate gjithashtu për tu bërë pjesë e BE-së. Kështu, paga minimale në Malin e Zi është 670 euro, në Serbi 610 euro, prej 1 janarit 2026 premtimi është që paga minimale në Shqipëri të jetë 500 euro, më pas është Maqedonia e Veriut prej 360 euro dhe Kosova 350 euro.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

five × 2 =