‘Fundosen’ edhe më shumë çifti Veliaj, tjetër akuzë për Ajola Xoxën

0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i ka komunikuar një tjetër akuzë bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj.

Këtë të hënë SPAK ka regjistruar një tjetër akuzë për fshehje të ardhurash për Ajola Xoxën, e cila aktualisht është në masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Bashkëshortja e Veliajt, prej muajsh është nën hetim nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash dhe mos deklarim real të pasurisë.

Ndërkohë hetimet vijojnë edhe për Veliajn i cili prej 10 shkurtit është arrestuar dhe ndodhet në qeli pasi akuzohet për disa vepra penale, nga “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Saga e hetimeve të SPAK ndaj çiftit Veliaj ka nisur nga një kallëzim i bërë nga një person anonim i quajtur Nesti Angoni.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

7 − 6 =