Gruda, protagonist me gol dhe asistim në fitoren 5-1 të Leipzig ndaj Union Berlinit

0

Sulmuesi me origjinë shqiptare Brajan Gruda po kalon një formë të shkëlqyer te Leipzig në elitën e futbollit gjerman.

Në ndeshjen e kampionatit, Leipzig triumfoi thellë 5-1 në fushën e Union Berlinit dhe 22-vjeçari ishte ndër lojtarët më të dalluar.

Fillimisht ai dhuroi asist në minutën e 50-të, kur Romulo shënoi për epërsinë 2-1 të Leipzig. Më pas, në minutën e 72-të, Gruda u shndërrua në realizator duke shënuar një gol të bukur për 3-1.

Pas tetë paraqitjesh në Bundesligë këtë sezon, Gruda numëron një gol dhe pesë asistime. Paraqitja e tij ndaj Union Berlinit u vlerësua me notën 8.4 nga Sofascore, ndër më të lartat e takimit.

Statistikat e tij përfshijnë 25 pasime të sakta, katër prej të cilave kyçe, si dhe një rast të madh të krijuar për gol. Ai gjithashtu kreu shtatë driblime nga nëntë tentativa dhe fitoi shtatë duele me kundërshtarët.

Talenti shqiptar do të kërkojë ta ruajë këtë ritëm edhe në mesjavë në Ligën e Kampionëve, ku Leipzig pret skuadrën franceze Lens.

The post Gruda, protagonist me gol dhe asistim në fitoren 5-1 të Leipzig ndaj Union Berlinit appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

1 × 2 =