“Episodi 25”, sërish dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës! Mbi 3 muaj zvarritje

0

Dështoi këtë të hënë edhe tentativa e 25-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Edhe me votimin e bërë sot nuk u siguruan votat e mjaftueshme për formimin e komisionit për votim të fshehtë.

Nga 104 deputetë në sallë, 51 prej tyre votuan pro, një kundër dhe asnjë abstenim.

Duke bërë që të mos arrihet dakordësi për votimin e fshehtë. Pas këtij dështimi Kryesuesi Avni Dehari e ndërpreu seancën, duke thënë se mbledhja e radhës do të jetë më 4 qershor, në orën 11:00.

Votimi i fshehtë po kundërshtohet nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, AAK-Nisma dhe Lista Serbe.

Ndërsa votimi i fshehtë u propozua më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pas propozimit që erdhi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Propozimi i LV është Albulena Haxhiu për kryetare Kuvendi, kjo e fundit duket se ka sjellë edhe ngërçin pasi është një figurë që nuk po pranohet nga palët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

one × four =