Këtë të martë ka dështuar seanca e 15-të e konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje edhe pse ka fituar 48 mandate nuk ka numrat e mjaftueshëm për të kaluar në votim të fshehtë kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare Kuvendi.
Teksa ‘kriza’ po vazhdon, presidentja Vjosa Osmani i ka ftuar partitë politike parlamentare për një takim të përbashkët të enjten.
Në rast se as nga ky takim nuk do të arrihet të krijohet shumica qeverisëse që i hap rrugën zhbllokimit të këtij ngërçi Kosova ka dy alternativa të tjera. Zgjedhje të parakohshme ose opozitat bëhen bashkë për të formuar qeveri të re, por kjo e fundit duket e pamundur, pasi do të duhet edhe koalicioni me partitë serbe.









