Cilat janë makinat me luksoze që lëvizin në rrugët e Shqipërisë?

0

Në Shqipëri qarkullojnë në total 965,940 mjete sipas të dhënave të Drejtorisë se Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, që i përkasin me shumë se 2 mijë markash.

Por rrugët e vendit dominohen nga makinat e vjetra, pasi jane 541 mijë makina më të vjetra se 15 vjeçare në Shqipëri. Makinat që përdorin më shumë shqiptarët janë Mercedes Benz, Volkswagen, Ford, Audi apo Toyota e BMV.

Po është një kategori shqiptarësh që ka makine nga Ferrari e deri tek akoma më luksi si Rolls-Royce, Lamborghini e Maserati.

Makinat luksoze në Shqipëri

Cadillac 273 makina

Maserati 139 makina

Lamborghini 39 makina

Bentley 91 makina

GMC 72 makina

Ferrari 44 makina

Rolls Royce 28 makina

Linkoln 22 makina

Duke qenë se në Shqipëri janë mbi 22 mijë mjete luksoze, edhe të ardhurat që shteti mbledh prej tyre janë në rritje të konsiderueshme.

Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tregojnë se vitin e shkuar në arkën e shtetit u futën mbi 232 milionë lekë, 49 milionë lekë më shumë se në 2023 vetëm nga tarifa e regjistrimit të mjeteve luksoze për herë të parë në vend.

Ndërsa nga mjetet e tjera që qarkullojnë që konsiderohen luksoze u mblodhën vjet 328 milionë lekë ose 37.5 milionë më shumë se në vitin 2023. Edhe pse çmimet e gjithçkaje janë rritur, me të njëjtin ritëm duket se është shtuar edhe interesi për luks.

Vetëm gjatë këtij viti janë regjistruar në Shqipëri me shumë se 1 mijë automjete luksoze. Pak ditë më parë drejtoria e tatimeve njoftoi se 400 mjete luksoze të blera gjatë 2023-2024 ishin më para të pajustifikuara.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

19 − 7 =