Tiranë, vodhën dy herë të njëjtën Tabachino dhe morën produkte me vlerë 80 mijë lekë, në pranga Erjon Selmanaj dhe Alkeo Abedini, ndërkohë janë vënë në hetim dy të mitur, 16 dhe 17 vjeç.
4 hajdutët janë filmuar nga kamerat e sigurisë teksa thyejnë derën e Tabachino dhe vjedhin produktet.
Njoftimi i policisë
DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tabachino”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.
Zbardhen 2 vjedhje të kryera me thyerje në të njëjtën tabakino, dje dhe disa ditë më parë.
Identifikohen 4 autorët e dyshuar. Vihen në pranga 2 prej tyre, procedohen penalisht 2 të tjerët.
Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Tabachino”, për zbardhjen e 2 rasteve të vjedhjes në një tabakino.
Si rezultat i operacionit janë identifikuar 4 autorët e dyshuar, shtetasit: E. S., 22 vjeç dhe A. A., 19 vjeç, të cilët janë kapur dhe vënë në pranga, dhe 2 shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç, për të cilët ka nisur procedimi në gjendje të lirë.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datat 16.07.2025 dhe 30.06.2025, kanë vjedhur artikuj të ndryshëm me vlerë rreth 80 000 lekë, në tabakinon e shtetases B. K.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.








