VIDEO/ Sherri Braçe-Këlliçi, policia dhe SPAK nisin hetimet

0

Tiranë Pas një video që qarkulloi në rrjet ku Belind Këlliçi dhe Erion Braçe gati sa nuk përplaseshin fizikisht ka reaguar edhe policia që thotë se është duke hetuar bashkë me SPAK. Sipas policisë deri më tani denoncimi i Kelliçit bie dhe në zyrën e pretenduar prej tij si zyrë e fshehur elektorale e PS nuk është gjetur asnjë material komprometuese. Gjithashtu Policia thotë se po shikon kamerat e sigurisë në rajon rrugën Marko Boçari për tët verifikuar denoncimin Braçes see ndaj Ti dhe shokëve të. Tij është ushtruar dhunë fizike.

DVP Tiranë/Informacion paraprak

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore, për dokumentimin e një rasti të pretenduar sot, më datë 11.05.2025, në një ambient në rrugën “Marko Boçari”, Tiranë, ku eshte pretenduar për veprimtari të paligjshme zgjedhore.

Rreth orës 17:50, pas një njoftimi të bërë nga Belind Këlliçi, përfaqësues i Partisë Demokratike, shërbimet e Policisë shkuan në vendin e pretenduar dhe konstatuan disa shtetas pranë dhe brenda nje ambienti privat, që sipas kallëzuesve funksiononte si zyrë elektorale, pa shenja identifikuese, për Partinë Socialiste.

Gjatë kontrollit të ushtruar në prani të përfaqësuesve të të dyja subjekteve politike, në atë ambient nuk u gjetën materiale kompromentuese apo të kundërligjshem. Personat e pranishëm u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, ku janë marrë deklarime dhe kallëzime penale nga të dyja palët përfaqësuese të dy subjekteve politike. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, z. Erion Braçe, ka kallëzuar se përfaqësues të Partisë Demokratike kanë ushtruar forcë ndaj tij dhe personave të tjerë me të cilët ishte i shoqëruar.

Grupi hetimor po administron pamjet filmike dhe çdo provë tjetër me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, do të jepet një njoftim i plotë mbi rezultatet e hetimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

eighteen + 17 =