Policia njofton se në fshatin Holte të Gramshit kanë humbur jetën dy punonjës në një kantier ndërtimi, 22 dhe 32 vjeç, ndërkohë shkaqet e rrëshqitjes së dherit nuk bëhen me dije ende.
Gramsh/Informacion paraprak
Në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur një masiv dheu, dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.









