Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja (EMRI+FOTO)

0

Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Levan–Tepelenë. Sipas informacioneve, një automjet tip KIA është përplasur me një Benz, duke shkaktuar pasoja tragjike.

Si rezultat i përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesja e mjetit tip KIA, 39-vjeçarja Nertila Abazaj.

Ndërkohë, drejtuesi i Benzit dhe një pasagjer që udhëtonte me të kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

The post Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja (EMRI+FOTO) appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

10 − 1 =