Tokat nuk po mbillen, bagëti nuk ka, çmimet vetëm rriten

0

Shqipëria po shkon drejt një vendi që s’ka prodhim vendas. Nga një vend bujqësor me kooperativa që prodhonin për konsumin e qytetarëve, sot shqiptarët po përballen me çmime të lartë se kurrë.

Në muajin prill thotë INSTAT, çmimet u rritën më shumë në këto 14 muaj dhe arsyeja kryesore ishte shtrenjtimi i ushqimeve. Inflacioni në prill ishte 2.3% nga 2.1% që ishte vjet.

“Rritja vjetore e çmimeve në muajin Prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,29 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,24 pikë përqindje”, thotë INSTAT.

Ky shtrenjtim i ushqimeve tregon se kriza e bujqësisë dhe e blegtorisë po godasin fort xhepat e shqiptarëve, të cilët po paguajnë më shumë për ushqimin e përditshëm.

“Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 7,7 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyra” me 6,4 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 5,2 %, “mish” me 3,5 %, “bukë dhe drithëra” me 1,4 %”, thotë INSTAT.

Një në 5 familje në vend ka një borxh për të paguar. Sipas vrojtimit të bankës së Shqipërisë janë 18% e familjeve shqiptare që kanë deklaruar vjet se kishin një hua për të paguar shumica e marrin për të përballuar jetesën përballë kostove të rritura.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

ten + eleven =