Si do jetë slogani i protestës së thirrur të premten nga Sali Berisha?

0

Sali Berisha ka paralajmëruar protestë më 16 Maj kundër rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit. Protesta do të mbahet tek ‘Bulevardi i Ri’, ditën kur kryeministri Edi Rama pret Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Slogani i kësaj proteste do të jetë “Mbrojmë votën e shqiptarëve”. Këtë thirrje për protestë e ka shpërndarë edhe Sali Berisha i cili i fton shqiptarët në protestë më 16 maj, ora 17:00 Bulevardi i Ri.

Partia Demokratike nuk e pranon rezultatin e humbjes së zgjedhjeve të 11 majit. Sali Berisha humbjen ja ka faturuar ‘vjedhjes’ së votës dhe për këtë arsye opozita tha ai një ditë më parë do të ngrihet në protestë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

4 + fifteen =