Mori peng 29-vjeçaren, arrestohet lushnjari (Video+Emri)

0

Tiranë, në prangat e policisë ka rënë Jurgen Shima, Pasi ka marrë peng në makinë dhe ka kanosur një 29-vjeçare, si dhe në makinë I është gjetur një sasi kokainë.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

I hoqi lirinë për disa orë një 29-vjeçareje dhe e kanosi atë, për motive të dobëta, vihet në pranga 29-vjeçari.

Sekuestrohet një sasi kokaine që u gjet në automjetin e 29-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se në Astir, një shtetase ishte marrë me forcë në automjet, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i veprimeve të shpejta policore, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

J. Sh., 29 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dje, ky shtetas, ka marrë me forcë në Astir, një 29-vjeçare dhe e ka mbajtur disa orë në automjetin e tij, duke e kanosur.

Gjatë kontrollit në automjetin e 29-vjeçarit, u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

18 − 1 =