Policia njofton se ka nisur hetim ndaj një 45-vjeçari izraelit i cili tentoi të kalonte jashtë vendit para të padeklaruara në kufi. Në pikën kufitare të Rinasit është identifikuar 45 vjecari me inicialet V.Y, me 194 mijë euro me vete dhe që nuk i kishte deklaruar pranë autoriteteve. Shuma e parave është konstatuar në vijën e dytë të kontrollit në Rinas. Policia thotë se ka sekuestruar paratë dhe po heton në gjendje të lirë 45 vjeçarin.
“Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave.Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. Y., 45 vjeç, me shtetësi izraelite, të cilit gjatë kontrollit në vijën e dytë iu gjetën 194.000 euro që synonte të dilte nga Republika e Shqipërisë pa i deklaruar konform ligjit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thotë policia.








