Rama ironi me hetimet për tunelin e Llogarasë: S’ka hekur, është përdorur bar

0

Detaje të dala nga dosja e SPAK-ut por edhe akuzave të PD për mungesën e hekurit në tunelin e Llogarasë, Rama iu është përgjigjur me ironi.

Në konferencën e përvitshme të fundvitit me gazetarët, Edi Rama pohoi se në tunelin e Llogarasë nuk është përdorur hekur, pasi ai ishte vjedhur. Ai tha se ndërtuesit turq kanë përdorur bar dhe zhavorr.

“Hekur në tunelin e Llogarsë nuk ka. Është përdorur bar. Ngaqë u vodh hekuri. Në vend të hekurit u vu bar i thatë është marrë shumë zhavor, është bërë dhe një krim tjetër. Bar dhe zhavorr, se ata turqit janë të poshtër shumë. Po ata pretendojnë se do është më i fortë se me hekur. Por të gjitha do të dalin, mos kini merak. 50 mln eurot janë punë gërmimesh, jo punë hekuri. Do të gërmoni dhe inshalla i gjeni! Ne do të vazhdojmë të bëjmë tunele. Do të ecim dhe me projektet e hekurudhave, ju aty, tenxheret fort.”, tha ai.

The post Rama ironi me hetimet për tunelin e Llogarasë: S’ka hekur, është përdorur bar appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

eleven + ten =