Momente paniku janë regjistruar në pallatin pesëkatësh në Elbasan, ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm që shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe viktima. Të frikësuar nga flakët dhe tymi që kishte përfshirë ndërtesën, banorët janë detyruar të largohen me urgjencë nga apartamentet e tyre.
Në pamje shihet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, të cilat kanë përdorur shkallët për të nxjerrë banorët nga pallati. Disa prej tyre janë marrë në krahë nga zjarrfikësit dhe janë transportuar drejt një zone ku nuk ka rrezik që paraqisnin flakët dhe tymi.
The post Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan/ Zjarrfikësit evakuojnë banorët, i nxjerrin në krahë nga pallati appeared first on Albeu.com.







