Protesta e opozitës/ 23 persona të shoqëruar në Komisariate

0

Pas përfundimit të protestës kombëtare të organizuar nga opozita, autoritetet kanë nisur menjëherë shoqërimin e protestuesve në komisariatet e Tiranës. Deri në këto momente, raportohet se janë shoqëruar 23 persona, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e incidenteve gjatë tubimit.

Ndërsa protestuesit përdorën fishekzjarrë dhe bomba molotov në drejtim të institucioneve, policia u kundërpërgjigj duke përdorur gaz lotsjellës, ujëhedhëse dhe spraj piper për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll.

The post Protesta e opozitës/ 23 persona të shoqëruar në Komisariate appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

13 + sixteen =