Premtimi për paratë nën jastëk/ Qeveria ka gati amnistinë fiskale që e rrezoi BE

0

Socialistët po rikthejnë amnistinë fiskale, që ndërkombëtarët e ndaluan para 2 vitesh, si një nga kushtet që vendi duhet të plotësonte për të dalë nga lista gri e pastrimit të parave.
‘Paqja fiskale’ pjesë e programit të socialistëve për mandatin e katërt kupton një amnisti fiskale të pjesshme.
Praktikisht propozohet që të gjitha bizneset do të kenë në dispozicion 5 vite për të deklaruar paratë që deri më tani i kanë fshehur, nuk do të ndëshkohen madhe do të favorizohen edhe me tatim të reduktuar.
“Elementi i dytë është mundësia që u japim bizneseve për tu kthyer, të deklarojnë të ardhura që nuk i kanë deklaruar më parë për 5 vite, t’ i deklarojnë pa marrë asnjë lloj penaliteti, duke paguar 5% për ato të ardhura”, është shprehur Rama sot në Lezhë.
Kjo masë ndërmerret për të stimuluar deklarimin e fitimeve të fshehura deri më tani. Pra nëse biznesi deklaron fitime më të larta se rritja ekonomike paguan tatimin e reduktuar prej 5%, njëjtë siç synonte edhe amnistia fiskale.
Një tjetër ofertë që do ju bëhet bizneseve ka tw bwjw me tatimin mbi fitimin.
“Biznesi dhe qeveria apo tatimet bien dakord që për vitet e ardhshme unë si biznes do paguaj këtë që kam paguar vitin e kaluar plus rritjen ekonomike, atëherë tatimet marrin përsipër që ti nuk ke më asnjë kontroll asnjë marrëdhënie me burokracinë”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

twenty + fourteen =