Pas një operacioni të suksesshëm të bashkëpunimit ndërkombëtar, Policia e Shtetit ka finalizuar ekstradimin e Florenc Çapjes, i dënuar më burg përjetë për vrasjen e Neziri dhe Gentian Beqirit në 2012 dhe i dyshuar për përfshirje në atentatin ndaj ish-policit Fadil Mema në vitin 2006. Ekstradimi i Çapjes do të realizohet sot nga Dubai, ku ai është arrestuar pas një periudhe të gjatë kërkimi.
Florenc Çapja, 44 vjeç, banues në Elbasan, ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzat e rënda dhe është përfshirë në një operacion të koduar “The Wanted”, i cili ka shënjuar disa faza të rëndësishme të bashkëpunimit ndërkombëtar mes strukturave të specializuara për lokalizimin dhe kapjen e personave të kërkuar.
Gjatë hetimeve, janë zbuluar dhe konfiskuar prona të tij në qytetet e Elbasanit dhe Pogradecit. Po ashtu, strukturat e hetimit po punojnë për të zbardhur të tjera detaje lidhur me aktivitetet e tij kriminale.
Për një informacion më të detajuar, pritet një njoftim i mëtejshëm në momentin e finalizimit të ekstradimit të Çapjes në Rinas.







