Përfundon numërimi i votave brenda vendit / Shifrat zyrtare sa morën pjesë dhe votat e partive

0

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi bën me dije se është mbyllur numërimi i votat për partitë dhe koalicionet, ndërkohë vijon numërimi për votat personale të kandidatëve në listë të hapur.

Celibashi shkruan se në total, brenda dhe jashtë vendit votuan 1 milion e 458 mijë e 251 shtetas shqiptarë dhe se 55 mijë e 334 vota kanë dalë të pavlefshme deri më tani.

Sipas rezultati aktual PS merr 83 mandate, PD 50, PSD 3, Agron Shehaj 2, Adriatik Lapaj 2 dhe Arlind Qori 1 deputet.

Postimi në rrjete sociale I Kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi

Përfundon numërimi i votave brenda vendit, nis përllogaritja e votave nga jashtë

Tiranë, 13 Maj 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, në përputhje me afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor. Procesi ka përfshirë të gjitha subjektet zgjedhore, partitë politike dhe koalicionet në 12 qarqet e vendit.

Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së:

  • Numri i zgjedhësve në listën brenda vendit ishte 3.467.962.
  • Kanë votuar 1.458.251 zgjedhës, duke shënuar një pjesëmarrje prej 42.21%.
  • Janë konsideruar të vlefshme 1.402.820 vota, ndërsa 55.334 vota janë shpallur të pavlefshme.

Procesi i votave nga jashtë vendit vijon
Në vijim të përpunimit të rezultateve, KQZ njofton se procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave të zgjedhësve nga jashtë vendit është ende në vijim. Deri më tani janë numëruar dhe vlerësuar 75.414 fletë votimi nga gjithsej 194.889, që përbën rreth 39% të totalit të votave nga jashtë.
Procesi i numërimit për votat nga jashtë ka përfunduar për qarkun Kukës.

Përparon edhe vlerësimi i votave parapëlqyese në listën e hapur
Ndërkohë, ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i votave për kandidatët me votim preferencial (të listës së hapur) në disa qarqe dhe zona të administrimit zgjedhor:

  • Qarku Shkodër: 2 KZAZ
  • Qarku Kukës: 2 KZAZ
  • Qarku Dibër: 2 KZAZ
  • Qarku Berat: 2 KZAZ
  • Qarku Korçë: 2 KZAZ
  • Qarku Gjirokastër: 7 KZAZ
  • Qarku Vlorë: 5 KZAZ
  • Qarku Tiranë: 2 KZAZ (PEVN)

Në total, procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për kandidatët ka filluar në 24 KZAZ.

Pritet nisja në 7 KZAZ të tjera
Procesi ende nuk ka nisur në 7 zona të administrimit zgjedhor:

  • 3 KZAZ në qarkun Durrës (nr. 20, 23, 25)
  • 4 KZAZ në qarkun Tiranë (nr. 20, 23, 25, 30, 35, 36, 40)

KQZ është duke monitoruar nga afër vijimin e procesit, i cili pritet të përmbyllet në përputhje me standardet e përcaktuara për integritetin zgjedhor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

2 × 2 =