Në rast krize bankare, ja sa para ka në thesar BSH për ti shpëtuar nga falimenti

0

Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme që mbledh banka e Shqipërisë nga bankat e nivelit të dytë ka arritur në 6.78 miliardë lekë. Ky fond është me rëndësi thelbësore për të përballuar një situatë të vështirë financiare për bankat pasi aktivizohet nga banka për të shmangur falimentimet.

“Në prill 2025, Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme u shtua me 1.04 miliardë lekë nga kontributi vjetor i bankave, duke arritur në një total prej 6.78 miliardë lekë. Ky fond, i krijuar në vitin 2018 dhe i administruar nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, mbështet Bankën e Shqipërisë në zbatimin e masave për garantimin e stabilitetit financiar. Fondi përdoret për garantimin e aktiveve, mbështetjen e likuiditetit, kompensimin e humbjeve, dhe qëllime të tjera kritike në raste të ndërhyrjes së jashtëzakonshme”, thotë Banka e Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë thotë se objektivi është që deri në vitin 2027, ky fond të arrijë në 8.9 miliardë lekë.

Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme administrohet nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD).Banka e Shqipërisë si Autoriteti i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme miraton përdorimin e Fondit, ndërsa ASD-ja përcakton mënyrën e investimit dhe instrumentet ku mund të investohen fondet e vëna në dispozicion të “Fondit të ndërhyrjes së jashtëzakonshme”, sipas politikës së miratuar nga Banka e Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

18 − 15 =