Izraeli dhe Irani nga sulmuar njëra tjetrën në natën e 4 të sulmeve duke vrarë civile dhe duke rrezikuar shpërthime bërthamore.
Në orët e para të mëngjesit Izraeli ka bërë sulme ajrore në Iran ku ka goditur qendrat ushtarake të Forcave QUDS, bazat e prodhimit të raketave dhe gjithashtu janë shënuar shpërthime të mëdha pranë centralit bërthamor Fordo.
Nga krahu tjetër, Irani nga Sulmuar me raketa qytetet kryesore të Izraelit duke vrarë 5 persona dhe plagosur mbi 100 të tjerë. Mediat shkruajnë se janë goditur bazat e Ushtrisë së Izraelit.
Në vazhdën e sulmeve Khamenei i Iranit dhe Netanyahu i Izraelit nuk duket se do të tërhiqen nga sulmet të cilat po godasin edhe civilë të pafajshëm.
Në një prononcim për mediat presidenti i SHBA, Donald Trump tha se SHBA do të vijojë të mbështesë mbrojtjen e Izraelit, por gjithashtu mendon se është koha për një marrëveshje mes Izraelit dhe Iranit.
Nga sulmet gjatë katër ditëve në të dyja shtetet numri i viktimave është rreth 500 dhe më shumë janë të plagosur.










