Na lanë pa shtëpi…

0

Prej kohësh kërkoj të blej një shtëpi me kredi, por përgjigja që marr në dhjetëra raste “Nuk shitet me kredi”, “Shitet deri në 50% të vlerës me kredi”, e përgjigje të tjera të këtij tipi që ndryshon përqindja, por deri më sot asnjë apartament nuk më ka rezultuar që do deklarohet 100% e vlerës që do shit-blihet.
Çfarë informaliteti, çfarë katrahure, çfarë vjedhje, na lanë gjithë jetën me qira.
A ka shtet? A ka institucione? Që të kontrollojnë dhe të vënë dorë.
Sot po ndërtojnë pallate lekët e pista, dhe lekët e pista po blejnë apartamentet, rrogëtarët gjithë jetën me qira.
A foli kryeministri për amnisti fiskale? Ja pra kështu bëhet amnistia fiskale, vijnë lekët e pista nga jashtë dhe pastrohen me shit-blerje pronash, SPAK dhe Prokuroritë flenë gjumë.
Dy aspekte të tjera janë padija dhe grykësia jonë.
Si popull nuk kemi kulturë prone se për gjysmë shekulli nuk dinim çfarë ishte prona. Para disa kohësh shteti bëri rivlerësimin e banesave me 3% të vlerës së tyre, por shqipot nuk deshën t’i vlerësonin pronat e tyre se nuk donin të harxhonin pak para, dhe tani kur duan t’i shesin dhe vlera e pronës është rritur dhe duhet të paguajnë 15% të vlerës në shtet i deklarojnë sa shiteshin në vitet 2000, 2010 e 2015, para se të fillonte flluska që po shkatërron një brez të tërë të rinjsh që punon ndershmërisht. Shteti prapë bën një sy qorr, a thuaj se nuk e di se vlera e pronës është rritur, por kjo i duhet vetëm kur duhet të na prezantojë arritjet, jo kur vjen puna tek institucionet funksionale.
Me kaq po e lë, nuk po flas për çmimet e fryra se ky është tjetër aspekt…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

sixteen + 1 =