Murtaja e Ruminantëve të Vegjël ose e njohur ndryshe si murtaja e bagëtive të imta ka prekur 8 stalla në vendin tonë dhe me qindra bagëti kanë ngordhur deri më tani.
Ky virus që përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë mes kafshëve, ka bërë që deri më tani të asgjësohen më shumë se 1 mijë krerë bagëti në 6 bashki të vendit.
NJOFTIMI I MINISTRISË SË BUJQËSISË
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural së bashku me institucionet e varësisë po zbaton masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR) në të gjithë vendin.
Që prej datës 𝟒 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟓 Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë (AKVMB), kanë monitoruar gjithsej 𝟏,𝟔𝟕𝟑 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐚, me 𝟐𝟕𝟎,𝟗𝟐𝟓 𝐤𝐫𝐞𝐫ë 𝐭ë 𝐢𝐦𝐭𝐚 🐏(dele dhe dhi).
Deri më tani, kanë rezultuar 8 ferma pozitive në 𝟔 𝐯𝐚𝐭𝐫𝐚 𝐭ë 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐦𝐞.
Veterinerët zyrtarë janë në terren, duke kontrolluar fermat, tregjet dhe rrugët për të parandaluar lëvizjen e pakontrolluar të kafshëve.
📢 Fermerë, nëse vini re shenja të dyshimta tek kafshët, njoftoni menjëherë veterinerin e zonës tuaj!
Së bashku mbrojmë:
✅Shëndetin e kafshëve
✅Ekonominë blegtorale
✅Sigurinë ushqimore









