‘Modë e vjetër’/ Më fiksoi njëri që lante rrugën. Kjo është ajo që na mungon

0


U ngrita për punë dhe rrugës pash pronarin e një lokali dhe u fiksova në mendime.

Kishte marrë zorrën e ujit dhe lante trotuarin e rrugën para biznesit, aty ndihej era freski e pastërti.

Dikur, e gjithë bota harxhonte ujë, lante rrugët disa herë në ditë, kjo sillte freski e pastërti.

Dikur pronarët e bizneseve dhe qytetarët lanin rrugët para pronës së tyre, kjo sillte freski e pastërti.

Dikur vaditej me kanale, me gropa, sot vaditet me pikatore, demek për të kursyer ujë, por në fakt është për shpenzuarr para.

Dikur bota ishte më e pastër dhe më e freskët prej konsumit të lartë të ujit.

Por pastaj dolën teoritë e kursimit, makina që fshijnë dhe lajnë rrugët me pak ujë, marketing i madh për të kursyer, çmime më të larta të ujit.

Reklama gjithandej, u fut dhe në kurrikulat mësimore për të na bindur të kursejmë ujin.

Moda e vjetër u zhduk dhe rrallë sheh njerëz që lajnë rrugët dhe trotuaret, përgjithësisht të moshuar.

Po a nuk është cikël i mbyllur kjo pjesa e harxhim të ujit?

Pse duhet kursyer?

Ti vadit, uji avullon, krijohen retë, bie shiu, s’ka thatësira, s’ka vapë të tmerrshme, s’ka qytete betoni që djegin, s’ka ngrohje të globit, që është kthyer si gogoli për të na trembur.

Ore pse duhet të kursejmë ujin për të larë rrugët?

A nuk shkon uji në kanalizime, pastaj në lumenj e dete, pastaj avullimi, pastaj shiu dhe uji është sërish aty.

Ore se jam fiksuar, çfarë teorish po na fusin në kokë prej vitesh, pse është bërë bota me kaq shumë korniza, ku janë mendimtarët e lirë?

Mos vallë është e stisur kjo ngrohja e tokës, sa më vapë aq më shumë shpenzime për t’u freskuar, rroba të shtrenjta, sisteme kondicionimi.

Marketing i frikshëm.

Duhet ti thyhen turinjtë këtyre multimiliarderëve, duhet të rikthejmë modën e vjeter, të freskojmë vetë qytetet, fshatrat, pronat tona.

Mendoj që botës i duhet një nismë, “vadit rrugën tënde” dhe nga pas t’i shtojmë të famshmen, “mendo globalisht, vepro lokalisht”. Ide e bukur për mua.

Kështu mund të shpëtohet bota, nga oligarkët që shesin kondicionerë.

Freskohet sërish rruzulli, krijohen rete që janë mbrojtje natyrale nga dielli dhe vijnë shirat që mungojnë për shumë gjatë dhe pastaj sjellin përmbytje.

Kjo më fiksoi sot, nuk do të thotë që kam të drejtë, por kjo ide më erdhi, komentoni nëse keni një ide tjetër dhe ta diskutojmë.

Nga fikso.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

four × three =