‘Kush të rreh të do’ SPAK i burgos ministra e deputetë, Rama i jep më shumë para

0

Qeveria rishikoi për herë të dytë buxhetin e shtetit për këtë vit për shkak të paaftësisë së institucioneve për të bërë investimet e planifikuara. Janë 11.8 miliardë lekë që do të rishpërndahen në sektorë të ndryshëm të ekonomisë pasi janë të ‘kursyera’.

Këto fonde do të shpërndahen pjesa më e madhe për sigurinë digjitale me vlerë 5.6 miliarë lekë si dhe janë shtuar para për garancinë sovrane për fermerët.

“Volumi i fondeve të përgjithshme që parashikohen të alokohen apo të rialokohen llogaritet në rreth 11.8 miliardë lekë dhe fokusi do të jetë në mbështetjen e sektorëve prioritarë, por edhe në nxitjen e mëtejshme të investimeve publike. Më konkretisht, përmes këtij Akti Normativ parashikohet: Rialokim të kursimeve të evidentuara në masën 5.6 miliardë lekë me qëllim për të siguruar forcimin e sigurisë digjitale dhe mbështetjen e rritjes ekonomike të qëndrueshme, përmes përmirësimit të infrastrukturës kombëtare. Miratimin e një skeme të re të Garancie Sovrane për sektorin e Bujqësisë, me një vlerë rreth 3 miliardë lekë, me qëllim rritjen e aksesit në financë kryesisht për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, por edhe krijimin e kushteve për rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe konkurrueshmërisë.Rishpëndarjen e disa fondeve të brendshme, në kuadër të përmirësimeve në teknologjinë e informacionit në administratën publike.”, thotë Ministria e Financave.

Sa i takon institucioneve për pjesën e mbetur të vitit më shumë para në dispozicion do të ketë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pasi i është rritur me 965 milionë lekë buxheti. SPAK shtesë me 570 milionë lekë dhe 1.5 miliardë lekë i janë shtuar Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

6 + four =