Dallëndyshe Bici del nga SPAK pas 2 orësh, pyetet për dosjen e AKSHI-t

0

Pas rreth dy orësh qëndrimi në ambientet e SPAK, Dallëndyshe Bici është larguar nga Prokuroria e Posaçme.

Burime bëjnë me dije se ish-drejtoresha e IKMT dhe e Kadastrës ka dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve për dosjen “AKSHI”. Ajo është paraqitur në SPAK rreth orës 10:00 të mëngjesit dhe ka qëndruar për afro dy orë në pyetje.

Ajo që bie në sy është fakti se Bici është paraqitur pa praninë e një avokati.

Në janar të këtij viti, Bici u largua nga drejtimi i IKMT, institucion që e kishte rimarrë në vitin 2024, pas një periudhe të shkurtër në krye të Kadastrës shqiptare.

The post Dallëndyshe Bici del nga SPAK pas 2 orësh, pyetet për dosjen e AKSHI-t appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

eight + 19 =